Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin tonë

15:15 27/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futur në territorin e saj duke e kaluar kufirin e ndjeshëm të Ngushticës së Tajvanit të shtunën, vetëm një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e përfundoi një vizitë në Pekin. Amerika është mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare dhe furnizuesja me armë e Tajvanit, pavarësisht se këto dy vende nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Blinken tha se gjatë vizitës në Kinë e theksoi “rëndësinë jetike” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit.

Tajvani demokratik është përballur me trysni të madhe ushtarake nga Kina, sepse ajo cilëson këtë ishull si pjesë të territorit të vet. Qeveria e Tajvanit i kundërshton këto pretendime. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se i vërejti mëngjesin e së shtunës 22 avionë ushtarakë kinezë, përfshirë avionë Su-30, prej të cilëve 12 e kaluan vijën kufitare verior dhe qendror të Tajvanit. Kjo vijë dikur shërbente si kufi jozyrtar mes këtyre dy vendeve, mbi të cilën nuk kalonte ushtria e asnjërës palë, por tani forcat ajrore kineze dërgojnë avionë luftarakë përtej saj rregullisht.
Kina thotë se nuk e njeh një vijë të tillë kufitare. Forcat e Armatosura të Tajvanit janë të pajisura dhe të trajnuara mirë, por ato të Kinës janë më të forta, posaçërisht marina dhe forcat ajrore, të cilat u përgjigjen pothuajse përditë misioneve kineze. Kina e konsideron Tajvanin si çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet e veta me Shtetet e Bashkuara, dhe i ka kërkuar vazhdimisht Uashingtonit të mos i shesë më armë Tajvanit./ REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kinatajvani

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para
Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin tonë

Opozita takim në Ersekë, Noka: Erioni këtu, asnjë ndryshim me Erionin në Tiranë

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip