Skip to content
Të Gjitha

Supergrabitja e Rinasit/ Lleshaj: Fajin kompania koncesionare e sigurisë

· 1 min lexim

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, doli në një deklaratë për mediat pak çaste më parë, duke theksuar se përgjegjës për ngjarjen e djeshme ku u grabitën 10 milionë euro, ështe kompania koncensionare për sigurinë në Rinas.

“U cënua rëndë siguria e Rinasit, u vu në rrezik serioz jeta e punonjësve të policisë.

Nuk kanë funksionuar mekanizmat e sigurisë, përgjegjësi e kompanisë kineze. Kompania ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj, për sigurinë fizike.

Nuk zbatuan standardet e sigurisë së detyrueshme.

Do kishte mjaftuar vetëm pjesa e parave të përvitshme” – tha Lleshaj.

Kujtojmë se nga grabitja e djeshme në pistën e Rinasit, policia ka shoqëruar rreth 40 persona.

Ndërsa njëri prej 5 grabitësve të 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit mbeti i vrarë Admir Murataj, në shkëmbimin e zjarrit me policinë, në terren vijojnë kontrollet e imtësishme për kapjen e 4 të tjerëve.

Policia po vijon kërkimet, ato janë përqëndruar kryesisht në fshatin Dritas, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët.