Sulmi/ Moska-themeluesit të Telegram: Vëmendje, aplikacioni në duart e terroristëve

Kremlini ka kërkuar që pronari i Telegram, Pavel Durov, të jetë më i kujdesshëm, duke sugjeruar se aplikacioni i mesazheve mund të jetë përdorur për rekrutimin e personave të armatosur që kryen sulme të dhunshme. Telegram, një aplikacion i njohur për mesazhe, tani bazohet në Dubai dhe është themeluar nga Durov, i cili u largua nga Rusia në vitin 2014 pas humbjes së kontrollit mbi kompaninë e tij të mëparshme. Durov, 39 vjeç, me prejardhje ruse, jeton në Dubai dhe ka shtetësi të dyfishtë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca, sipas Telegram. Forbes e vlerëson atë me një pasuri prej 15.5 miliardë dollarësh.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për faqen ruse të mediave, ‘Life’, se nuk kishte plane për të bllokuar aplikacionin e mesazheve, por shtoi se Durov duhet të jetë më i kujdesshëm.
“Ne do të pritnim që Pavel Durov të jetë më i kujdesshëm, sepse ky burim i jashtëzakonshëm teknologjik, që është rritur para syve të brezit tonë, po bëhet gjithnjë e më shumë një mjet për terroristët, përdorur për qëllime terroriste”, tha Peskovi.
Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA, raportoi se sulmuesit u rekrutuan përmes një kanali radikal në Telegram, që konsiderohet të lidhet me grupin e Shtetit Islamik Khorasan (ISIS-K).
Read next
Rama sfidon edhe Pinokun: Pretendimet për dhunë ndaj studentëve qenkan “djallëzore”!
Asnjë surprizë më nga Edi Rama. Kryeministri që paradite kërcënon shqiptarët me heqjen e shërbimeve shtetërore, ndërsa në…
Rama nën presion nga SHBA dhe PPE: Fund korrupsionit dhe dhunës policore ndaj të rinjve që protestojnë!
Protestat e studentëve dhe të rinjve në Shqipëri kanë sjellë reagime të tjera ndërkombëtare. Senatorja amerikane Elissa Slotkin…
OSBE dënon dhunën në protesta dhe sulmet ndaj gazetarëve: Politika të gjejë zgjidhje
Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, ka reaguar nga Luksemburgu për…
Favoret e Ramës për servilët e tij/ Blendi Gonxhe merr për 30 vite MobAL-in shtetëror, që qeveria e financoi me 22 milionë euro nga buxheti
Në Shqipërinë e Edi Ramës, besnikëria politike ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje për mënyrën se si shpërndahen…