Skip to content
Bota

Sulm terrorist në një autobus, të paktën 34 të vdekur (DETAJE)

· 1 min lexim

Bëhet me dije se të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë marrë plagë të lehta në Etiopi, pasi një grup i armatosur sulmoi një autobus në rajonin Benishangul-Gumuz.

Komisioni Etiopian i të Drejtave të Njeriut, ka qenë i pari institucion që e dha lajmin, ndërkohë ka bërë me dije se pas këtij sulmi kanë ndodhur gjatë natës edhe sulme të tjera.

“Numri i viktimave aktualisht është 34 por mund të rritet”, thuhet në njoftim.

Komisioni Etiopian i të Drejtave të Njeriut, e ka quajtur këtë ngjarje si “një sulm i pakuptimtë ndaj civilëve” dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të ushtrojnë vigjilencë maksimale dhe të koordinojnë më ngushtë midis forcave rajonale dhe federale të sigurisë.

Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër këtë sulm tragjik, ku humbën jetën 34 persona të pafajshëm./GazetaReforma.com/