Skip to content
Kryesore

Stuhia ‘Ciaran’ shkakton kaos, ja kush janë akset e pakalueshme

· 2 min lexim

Stuhia ‘Ciaran’ ka shkaktuar dëme të madha materiale, përmbytje dhe ka bllokuar disa nga akset rrugore në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se një prej akseve rrugore të bllokuara është ajo e Përmet-Çarshovë. Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për rikthimin e qarkullimit në këtë aks.

Sipas ARRSH akset më problematike në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut ku po punohet për normalizimin e situatës janë  Përmet – Çarshovë ku ka inerte dhe në Fier – Seman ku ka rënie pemësh, të cilat po hiqen. Në akset e tjera, thotë ARRSH, qarkullimi vazhdon normalisht, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë për shkak të prezencës së ujit në rrugë.

Njoftimi i ARRSH:

Në Përmet-Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në trup të rrugës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, grupet e punës me mjetejanë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet

Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes

Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë