Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi i FDI: 7 herë më pak investime të huaja në Shqipëri, nga ç’raporton qeveria

Kush po 'gënjen'?

13:18 16/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen nga Shqipëria janë shumë më të larta se të dhënat që ka përllogaritur FDI Markets (një bazë të dhënash e Financial Times që gjurmon investimet ndërkufitare brenda dhe jashtë vendeve dhe rajoneve anembanë botës).

Krahasimet e bëra nga ekspertët e Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare treguan se Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare ishin 10,9 miliardë euro për periudhën 2010-2021, ndërsa sipas data-bazës së FDI Markets 1,6 miliardë euro (shiko tabelën bashkëngjitur), ose gati 7 herë më të ulëta.

Për vendet e tjera të Rajonit rezulton e kundërta. Investimet e huaja të raportuara nga FDI Market janë shumë të më të larta se të dhënat zyrtare.

Psh FDI Market raportoi se në Bosnjë dhe Hercegovinë vlera e investimeve të Huaja Direkte ishte 10,4 miliardë euro për 2010-2021, ndërsa të dhënat zyrtare nga institucionet e Bosnjës raportuan vetëm 4.4 miliardë euro për të njëjtën periudhë.

Qeveria e Serbisë për të njëjtën periudhë raportoi 29,8 miliardë euro investime të huaja, ndërsa të dhënat nga FDI Market ishin 38,8 miliardë euro.

Krahasimi i të dhënave tregon se, Shqipëria raporton investime të huaja gati më shumë se 6- fishi i të dhënave nga “FDI Market”.

Branimir Jovanovic që udhëhoqi ekipin e ekspertëve për raportin “Western Balkans Labor Market Brief 2021”, ku u be krahasimi tha për Monitor se “Të dhënat FDI Market janë më të ulëta se IHD-të zyrtare, sepse jo të gjitha IHD-të në Shqipëri raportohen publikisht e Financial Times nuk i regjistron ato).

Baza e të dhënave FDi Markets është data baze që ofrohet online. Ajo jep të detajuara informacion mbi kompaninë investuese (vendase), kompaninë e saj mëmë (të huaj), vendin e origjinës së shoqërisë mëmë, vendndodhjen e investimit (rajoni dhe qyteti), data e shpalljes së investimit dhe vlera e investimit.

Më e rëndësishmja është se baza e të dhënave FDI Markets ofron informacion mbi numrin e vendeve të punës që investimi pritet të gjenerojë dhe është e vetmja bazë e të dhënave e disponueshme me këtë lloj informacioni.

Të dhënat mblidhen nga një ekip studiuesish dhe analistësh të Financial Times, në baza ditore, nga njoftime për shtyp të kompanive, artikuj, lajme dhe raporte nga agjencitë qeveritare dhe të dhëna nga organizatat promovuese.

Ekipi i studiuesve dhe analistëve verifikon dhe vërteton të dhënat për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë, duke përfshirë vërtetimin e informacionit me burime të tjera, duke kontrolluar për mospërputhjet ose gabimet, dhe eliminimin e raportimit të dyfishtë.

Por pavarësisht se është një burim unik i të dhënave për investimet e huaja, baza e të dhënave e Tregjeve të IHD-ve nuk mbështetet në informacion zyrtar, i cili çon në një sërë kufizimesh.

Zakonisht të dhënat nga FDI Market janë më të larta se të dhënat zyrtare pasi bazohen të dhënat e kompanive që zakonisht planifikojnë të investojnë më shumë se bëjnë realisht, përveç se në rastin e Shqipërisë. Numri i investimeve të huaja dhe vlera e gjetur nga analistet e Financial Times është më i ulët se raporton Shqipëria zyrtarisht.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë llogarisin si investime të huaja blerjet e pasurive të paluajtshme, që në 2022 zunë mbi 21% të totalit, apo dhe rritjen e kapitalit të bankave, që është një detyrim rregullator i tyre dhe zunë rreth 11% të totalit po në 2022.

Këto investime, mesa duket nuk “gjenden”, apo nuk përllogariten si të tilla nga analistët e FDI Market, të cilët kërkojnë për projekte konkrete të investitorëve të huaj (shënim i Monitor)./Revista Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Mitsotakis nga Tirana: Fredi Beleri duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës

Mitsotakis nga Tirana: Fredi Beleri duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip