Skip to content
Të Gjitha

Studentët e UBT vazhdojnë protestën/ Banorët: Duam të ndërtohet shkolla!

· 1 min lexim

Protestat për prishjen e fidanishtes në Universitetin Bujqësor të Tiranës vazhdojnë, por këtë herë i janë bashkuar edhe qytetarët, të cilët qëndrojnë në kahun e kundërt me ta.

Tashmë prej 5 ditësh studentët dhe pedagogët janë në  protestë për shkak të kundërtimit që kanë për projektin ku prishtet fidanishtja e cila është në funksion të universitetit për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare.

Ditën e sotme edhe banorët e zonës kanë dalë në protestë, por për të mbrojtur projektin për ndërtimin e shkollës.

“Duam të ndërtohet shkolla”, janë shprehur banorët e zonës.

Pikërisht për këtë çështje, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka vendosur që të zhvillojë disa takime në zonë.