Skip to content
Politikë

Strehimi i afganëve, Petrit Vasili bën krahasimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

· 2 min lexim

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka krahasuar strehimin që do i bëhet afganëve në vendin tonë me atë të Maqedonisë së Veriut.

Vasili shkruan se për afganët, qeveria shqiptare ka zbrazur 6 godina të Qytetit Studenti, duke përzënë sipas tij studentët që qëndronin aty. Ai ka cituar nga ana tjetër një deklaratë të Zoran Zaev, i cili ka theksuar se afganët në Maqedoninë e Veriut do të strehoheshin në hotele e motele dhe shpenzimet do t’i mbulojë SHBA. Sipas Vasilit, Maqedonia ka dhënë zgjidhjen e një shteti serioz dhe te organizuar, ndërsa Shqipëria e qeverisur nga rilindja vetëm çorganizim, propagande dhe zgjidhje te çmendura.

Statusi nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Afganet:Shqiperia perze studentet, ndersa Maqedonia i sistemon ne hotele!

Sipas Zerit te Amerikes:

“Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i tha një televizioni të Shkupit se afganët do të vendosen në hotele dhe motele, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë qeveria amerikane”.

Ndersa ne Shqiperi jane larguar studentet dhe janë zbrazur 6 godina te Qytetit Studenti.

Maqedonia ka dhene zgjidhjen e nje shteti serioz dhe te organizuar ndersa Shqiperia e qeverisur nga rilindja vetem ç’organizim, propagande dhe zgjidhje te çmendura.