Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spitali COVID-4 gati të presë pacientët, reagon Manastirliu: 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar (Video)

16:34 01/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar ditën e sotme me një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, ku ka ndarë një video gjatë inspektimit të spitalit COVID-4 në aksin Tiranë-Durrës.  Ajo ka treguar se po bëhen përgatitjet e fundit në këtë strukturë spitalore dhe është gati për të pritur pacientë të infektuar me koronavirus, nëse numri i rasteve vijon të rritet.

Sipas saj, Spitali COVID-4 ka një kapacitet prej 103 shtretërish ku janë të vendosura dhe pajisjet e oksigjenit.

Ministrja Manastirliu bën me dije se aktualisht nga pacientët e shtruar në dy spitalet e tjera COVID, të paktën 95% e tyre janë të pavaksinuar.

“Po bëhen përgatitjet e fundit për ta pasur në dispozicion spitalin COVID-4 krahas dy spitaleve të tjera aktuale. Kemi më shumë se 270 shtretër në COVID 2 dhe COVID 3 ndërsa këtu janë mbi 103 shtretër dhe ka të gjitha pajisjet. Kjo është salla e terapisë intensive për pacientët që kanë nevojë për trajtim më të specializuar ndërkohë në katet e tjera janë shtretërit që janë të pajisur tashmë me oksigjen. Kjo është sfidë për QSUT-në pasi të menaxhosh jashtë territorit është e vështirë.

Futja në forcë e 150 punonjësve të rinj, lehtëson punën për t’u bërë më me efikasitet. Kapacitetet tona deri më sot i përballojnë pacientët aktualë, ndërkohë janë 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar. Rastet në spitale që janë të vaksinuar me të dyja dozat, virusi nuk është agresiv. Duhet që të vijojmë në këto ritme të organizimit edhe përsa i përket mjekëve tanë. Qytetarët janë shumë herë më të relaksuar për shkak të vaksinës. Ne si shëndetësi jemi të përgatitur për çdo skenar” – tha Manastirliu.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: manastirliureagimSpitali Covid

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ambasadorja Kim: Le të vazhdojmë të ecim përpara

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ambasadorja Kim: Le të vazhdojmë të ecim përpara

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip