Skip to content
Të Gjitha

Spanjolli humbi jetën në mënyrë misterioze në Divjakë, Prokuroria e Lushnjës nis hetimet

· 2 min lexim

Ditën e sotme Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë ka nisur zyrtarisht hetimet për vdekjen e një spanjollit në zonën e Divjakës para disa ditësh,

Kujtojmë që Francisco Javier Carraso Cervilla u gjet i plagosur me thikë nga shoku i tij i dhomës teksa ai po lahej në dush, ndërsa dyshimet e para janë për një vetëvrasje të 47-vjeçarit.  Ndërkohë që të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA LUSHNJË NIS HETIMET PËR VDEKJEN E SHTETASIT SPANJOLL

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor, lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.