Skip to content
Uncategorized

Spanja shkon në Wembley, Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës eliminohet vetëm nga penalltitë

· 2 min lexim

Ky Kampionat Europian nu ki ka kursyer emocionet as në ndeshjen e parë çerekfinale mes Zvicrës dhe Spanjës e cila u nda vetëm mes penalltive. “Furia Roja” është skuadra që do të kalojë në gjysmëfinale, pasi djemtë e Luis Enrique u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll në barazimin 1-1. Jordi Alba bëri një supergoditje drejte portës që u devijua nga Zakaria duke e kaluar Spanjën në avantazh. Loja nuk prodhoi shumë raste, por ishin spanjollët ata që patën kontrollin e topit.

Megjithatë nuk mendoi kështu Xherdan Shaqiri. Kapiteni shqiptar i Zvicrës, bëri një superndeshje duke shënuar gol në minutën e 68-të.

Zvicra barazoi por e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Freuler u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Gerard Morenos.

90 minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan më shumë se barazimi, por edhe shtesa nuk ofroi diçka më shumë, me Spanjën vazhdimisht në kërkim të golit, por Sommer ishte në formën e tij më të mirë.

Nga pika e bardhë e penalltive, ishte kapiteni Sergio Busquets ai që gaboi i pari për spanjollët. Zvicra shënoi në shansin e saj të parë, por Unai Simon rezultoi heroi i spanjollëve me dy penalltitë e pritura, ndërsa Zvicra e humbi edhe të fundit.

Megjithatë, Zvicra meriton respect si një nga surprizat më të bukura të këtij Europiani, pasi eliminoi Kampionët në fuqi të Botës, Francën dhe u përballën denjësisht me 3 herë kampionët e Europës, Spanjën.

Këta të fundit do të njohin kundërshtarin nga ndeshja Belgjikë-Itali.