Skip to content
Kronikë

SPAK vihet në lëvizje për inceneratorët, lëshon 11 urdhër-arreste (EMRAT)

· 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar 11 urdhër arreste në lidhje me aferën e inceneratorëve, konkretisht mësohet se janë për inceneratorin e Fierit.

Sipas të dhënave të deritanishme mësohet se aktualisht 5 persona janë arrestuar nga policia, ndërsa për 5 të tjerë ka informacion që ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe janë në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë, një person tjetër është në kërkim brenda vendit. Operacioni është në ijim e sipër dhe janë duke u kontrolluar disa banesa. Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e personave që SPAK kërkon arrestimin e tyre, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Bëhet fjalë për:

Arber Denizi

Juri Ymeraj

Silvester Dreza

Gentian Zifla

Arjola Kodra

Enver Sheshi

Robert Shabani

Regan Merdani

Luran Dusha

Arben Dervishaj

Mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është edhe biznesmeni Mirel Mërtiri, për të cilin është marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Mërtiri është partneri i Stela Gugalljas, përfaqesuese e kompanisë përfituese gjithashtu e shpallur në kerkim për aferën e inceneratorëve.

Mes të arrestuarve edhe biznesmeni Arben Dervishi.

Mësohet se Dervishi është dhe zëvendëspresident i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

Afera e inceneratorëve është denoncuar dhe është zbardhur nga mediat dhe opozita.