Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Çopja, 10 mln dollarë në kriptovaluta

12:19 22/01/2025
Reading Time: 3 min lexim
SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Çopja, 10 mln dollarë në kriptovaluta

Prokuroria e Posaçme ka realizuar sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, udhëheqës të grupit kriminal “Çopja” dhe kundërshtarë të Erjon Alibej.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë apartamente, një hotel në Tiranë, toka, 1 milion euro cash, si dhe 10 milionë dollarë në kriptovaluta.

Në total, janë sekuestruar:
• 10 milionë dollarë në kriptovaluta
• 4 llogari bankare me afro 130 mijë euro
• 4 vila me truall
• 1 hotel në Tiranë
• 14 truall dhe toka
• 4 garazhe
• 5 njësi shërbimi (dyqane, bare)
• 3 apartamente (një dublex)
• 1 shoqëri tregtare dhe llogaritë e saj bankare.

Aktiviteti kriminal i dy vëllezërve ka nisur rreth viteve 2006-2007 në Itali, ku fillimisht shpërndanë kokainë në sasi të vogla. Me kalimin e kohës, aktiviteti i tyre u shtri edhe në shtete të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Njoftimi:

Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:
2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro. 
2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro.

Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;
Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;
Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;
Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;
Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;
4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;
Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;
Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;
Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;
Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;
Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;
Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;
Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;
Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;
Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;
Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;
Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë, detaje të reja nga ekzekutimi i Kristian Markut

Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë, detaje të reja nga ekzekutimi i Kristian Markut

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip