Skip to content
Politikë

SPAK mësyn në Bashkinë Tiranë, arrestohen disa zyrtarë të lartë

· 1 min lexim

SPAK ka mësyrë sot në Bashkinë e Tiranës, pas disa fletëarresteve për disa zyrtarë të lartë.

Mësohet se SPAK ka arrestuar krahun e djathtë të Erion Veliajt, kreun e IMT-së, Mariglen Qato dhe Redi Mollën.

Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

Bëhet me dije se SPAK ka marrë edhe 6 masa arrest shtëpie për disa zyrtarë të tjerë.

Ende nuk ka të dhëna të hollësishme në lidhje me këto arrestime.