Skip to content
Të Gjitha

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës, i cili është dënuar me burg të përjetshëm pas atentatit ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Ky atentat i mori jetën shoferit të prokurorit, Andi Malokut në mbikalimin e urës së Shkozetit.

SPAK bën me dije se Rrajës do i sekuestrohen nëntë pasuri, si apartamente, njësi tregtare, madje edhe dy automjete luksoze, “Audi – A8”.

Lista e pasurive që sekuestrohen:

“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

Një orë dore tip “Roleks”.

Shuma prej 2750 Euro.