SPAK drejt përfundimit të hetimeve për Metamorfozën, veçohet çështja për Martinajn

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po përfundon hetimet për grupin e organizuar kriminal, të njohur si dosja “Metamorfoza”. Në këtë grup janë përfshirë disa figura të njohura, duke përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, i cili tashmë akuzohet vetëm për korrupsion pasi i është hequr akuza për shpërdorim detyre.
Hetimet gjithashtu përfshijnë ish-zyrtarin e policisë, Ardit Hasanbegaj, i dyshuar për ndihmën e dhënë anëtarëve të fisit Bajri për të organizuar vrasjet e Ibrahim Licit dhe Dorjan Dulit. Ish-prokurori i Shkodrës dhe ish-drejtuesi i akuzës në Kukës, Xhevahir Lita, gjithashtu është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal, korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Komunikimi i akuzave po vazhdon për të tjerët anëtarë të grupit që janë arrestuar, ndërsa hetime të veçuara po zhvillohen për ata që janë ende në kërkim, përfshirë Ervis Martinajn. Gjatë hetimeve, SPAK ka zbuluar detaje të rëndësishme përmes mesazheve të shkëmbyera në aplikacionet e koduara Encro Chat dhe SKY ECC. Këto të dhëna kanë zbuluar vrasjen e Gjon Boriçit dhe planin për vrasjen e ish-policit të burgjeve, Kleanth Musabelliun, përfitim të Pëllumb Gjokës. Astmer Bilali dhe bashkëpunëtorët e tij janë akuzuar gjithashtu për përpjekje për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me urdhër të biznesmenit Gjoka.
Lexo më shumë:
“Metamorfoza”, SPAK hetim pasuror për të arrestuarit
“Metamorfoza”/ Arrestohet në Francë ish-bashkëpunëtori i Ervis Martinajt, Behar Bajri
Metamorfoza, enigma e zv.drejtorit të policisë që do të dorëzonte Licin tek Bajri
Operacioni “Metamorfoza”/ Policia në ndjekje të bashkëpunëtorit të Ervis Martinajt
Read next
Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Nuk dhunojnë njeri, mos bëjë ndokush krimin kombëtar t’i dhunojë!
Nga Artan Fuga Unë jam i sigurt se studentët e mi nuk janë të dhunshëm! Nuk kanë prirje…
Pedagogët bashkohen me studentët në protestë, Sindikata shpall bojkot pa afat në të gjitha universitetet publike
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shpallur bojkot pa afat të mësimdhënies në të gjitha…
Vrasje me armë zjarri pranë “Vasil Shantos” në Tiranë, zbulohet identiteti i 46-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili është…
Absurdi me Ballukun: Rrezikon deri në 35 vite burg për 9 tendera, korrupsion e pastrim parash, por SPAK zvarrit hetimet për herë të tretë!
Nëntë raste manipulimi tenderash, dy akuza korrupsioni, dy raste fshehjeje pasurie dhe pastrim parash në bashkëpunim. Belinda Balluku…