Sot, banorët e katër komunave veriore – Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan – do të votojnë për të vendosur nëse do të shkarkojnë apo jo kryetarët e tyre aktualë. Qendrat e votimit do të hapen nga ora 07:00 deri në 19:00. Për të qenë i vlefshëm, votimi duhet të ketë pjesëmarrje prej të paktën 50% plus një votues. Nëse ky prag nuk arrihet, votimi konsiderohet i dështuar dhe nuk mund të organizohet një tjetër për 12 muaj. Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkot të këtij votimi dhe ka kërkuar të njëjtën gjë nga qytetarët serbë të atyre zonave.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...








