Skip to content
Kryesore

Sot mbi 27 mijë maturantë testohen në provimin e Matematikës

· 1 min lexim

Sot, më 17 qershor, mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin i nënshtrohen provimit të Matematikës, që shënon testimin e tretë në kuadër të Maturës Shtetërore 2025, pas atyre të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës së Huaj.

Testi zhvillohet në të gjitha shkollat e mesme dhe nis në orën 10:00, duke zgjatur 2 orë e 30 minuta.

Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pranishëm në ambientet e shkollës që prej orës 08:00, të pajisur me mjet identifikimi,  kartë ID ose pasaportë.

Përdorimi i celularëve, orëve inteligjente apo çdo pajisjeje elektronike është rreptësisht i ndaluar gjatë testimit.

Provimi përmbyllës i Maturës do të zhvillohet më 24 qershor dhe është provimi me zgjedhje.

Maturantët kanë mundësinë të përzgjedhin lëndë sipas drejtimit të studimeve, nga fusha të ndryshme si:
Shkencat e Natyrës: Biologji, Kimi, Fizikë
Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji
Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti