Skip to content
Kryesore

Sot festa e kualifikimit të kombëtares në “Berlin 2024”, FSHF tregon detajet

· 1 min lexim

Mbrëmja e sotme i takon festës së kuqezinjve, për kualifikimin në “Euro 2024” në Gjermani. Kombëtarja shquptare përballet sot me Ishujt Faroe, ku luajmë për vendin e parë, pasi matematikisht jemi kualifikuar që nga ndeshja e fundit me Moldavinë. Kuqezinjve u mjafton një pikë për të vendin e parë në grup dhe gjasat janë të mëdha ndaj një rivali si Ishujt Faroe.

Sa i takon festës, Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar detajet. Gjithçka nis në orën 17.45 me hyrjen e tifozëve dhe përfundon në mesnatë me fishekzjarre.”Bëhuni gati për festën !  Të gjitha detajet në  𝗣𝗢 𝗞𝗨 𝗞𝗔 𝗦𝗜 𝗧𝗜, 𝗢 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘̈𝗥𝗜𝗔 𝗜𝗠𝗘”- Shkruan FSHF.