Skip to content
Politikë

Sot ditë zie kombëtare! Nis ceremonia e përcjelljes së Bujar Nishanit (Video)

· 2 min lexim

Para disa ditësh ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani humbi jetën tragjikisht.

Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë më 28 maj në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.

Dita e sotme, 2 qershor,  është shpallur me vendim  qeverie Ditë Zie Kombëtare në nder të ish-presidentit Bujar Nishani.  Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ceremonia e homazheve vijon në Presidencë deri në orën 12:00 dhe më pas trupi i pajetë i ish-Presidentit do të përcillet në banesat e fundit në Sharrë, ku do të prehet përjetësisht.  Presidenti i Republikës Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta, ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Bereisha ka nderuar ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Berisha shoqërohej gjithashtu edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Komazhe për ish-presidentin kreu edhe ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve.  Në ceremoninë që po mbahet në Presidencë ka zhvilluar homazhe dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.  Dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.