Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot afati i fundit për kontituimin e Kuvendit të Kosovës

08:58 26/07/2025
Reading Time: 1 min lexim
Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 53-të për të konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca është parashikuar të mbahet në orën 14:00, vetëm dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme që ndalon marrjen e vendimeve nga Kuvendi deri më 8 gusht.

Kjo masë, e cila ka hyrë në fuqi që nga e diela e 27 korrikut, u mor pas kërkesës së dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Edhe pse Kuvendi mund të vazhdojë të mblidhet për të konsumuar afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituim, ai nuk mund të marrë asnjë vendim të vlefshëm gjatë kësaj periudhe.

Bllokada institucionale lidhet me mosmarrëveshjet ndërmjet partive politike për postin e kryetarit të Kuvendit, që sipas rregullit i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.

Kandidatura e Albulena Haxhiut ka hasur kundërshtime nga partitë opozitare, të cilat kanë kontestuar si emrin e propozuar, ashtu edhe mënyrën e votimit, duke kërkuar që ajo të zhvillohet me votim të hapur, e jo të fshehtë.

Deri tani, Vetëvendosje, së bashku me Guxo dhe Alternativa, nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, duke sjellë një krizë institucionale që po thellohet dita-ditës.

Pas dështimit të 52-të në fundjavë, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të pranishëm në sallën e Kuvendit, shprehën hapur shqetësimin për situatën e pazgjidhur dhe për ndikimin që mund të ketë në stabilitetin politik të vendit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
National Geographic: Shqipëria, thesari i fshehur i Mesdheut që po shndërrohet në hitin e verës

National Geographic: Shqipëria, thesari i fshehur i Mesdheut që po shndërrohet në hitin e verës

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip