Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Soko pas “akuzave” të Ramës për BE: Shqipëria nuk çoi projekte, ndaj nuk mori para

12:30 17/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

‘Shqipëria nuk ka fituar ndonjë lek, jo për faj të Procesit të Berlinit, por të qeverisë shqiptare’ kështu është shprehur eksperti i ekonomisë Pano Soko pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë samitit të Procesit të Berlinit ditën e djeshme ku kritikoi BE-në se nuk po e ndihmon mjaftueshëm vendin tonë. Gjatë samitit Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen njoftoi se BE parashikon një paketë financiare prej rreth 30 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bëhen anëtare me të drejta të plota. Sipas ekspertit Pano Soko, Shqipëria është vendi i fundit në rajon në aftësinë për të thithur fondet e dhëna nga BE-ja. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  se kjo vjen ngaqë Shqipëria nuk ka patur projekte dhe sot, pas gati një dekade, ku ka përfituar vetëm 13% të fondeve.

“Disa fonde janë alokuar dhe kanë vajtur për zhvillimin e infrastrukturës, por janë fituar me projekte. Serbia ka fituar shumë. Prej Samitit të Triestes që ishte i dedikuar për infrastrukturën, Shqipëria kishte marrë vetëm 70 milionë euro për hartim studimesh fizibiliteti. Deri në 2019 kishim marrë 7 për qind të fondeve, ndërsa deri tani kemi marrë 13 për qind, jemi përmirësuar diçka.

Kemi aplikuar për një fond për HEC-in e Komanit dhe për bypass-in e Tiranës.

Pavarësisht fondeve të shumta që u vunë në dispozicion, qeveria shqiptare pati një problem shumë të madh: nuk çonte projekte. Maqedonia e Veriut dhe Serbia çonin projekte dhe merrnin angazhimet financiare, ku planifikonin 30 për qind të fondit  dhe pjesa tjetër jepej nga BE si kredi me terma të butë.

Para kanë marrë edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Ne kemi qenë në vend të fundit.

Nisma e Procesit të Berlinit nuk ka një përkufizim të qartë, më shumë u pa si një pilulë depresive, që iu dha vendeve të Ballkanit në momentin që u mbyll dera pas vitit 2008, kur Evropa u pa e lodhur. Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ne tani duhet të ecim mbi dy shina, pra edhe të integrimit evropian dhe të vetëintegrimit brenda vetes tuaj, të bëni një komonuelth vendesh dhe kësaj iu vendos një faturë financiare nga mbrapa. Por, në thelb, ky është një ilaç antidepresiv dhe nuk është një process që ka një thelb të qenësishëm.

Mirë kjo, por pas kësaj erdhi “Ballkani i hapur”-tha Soko.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
Macron: Vuçiç të dënojë aktin e 24 shtatorit

Macron: Vuçiç të dënojë aktin e 24 shtatorit

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip