Skip to content
Të Gjitha

Skrapar/ Mbyllet bashkia, nuk ka para

· 1 min lexim

Prej dy muajsh nuk ka më asnjë fond parash dhe nuk jepen as pagat, prandaj edhe Bashkia e Skraparit do mbyllë të gjitha kopshtet, çerdhet dhe qendrat e tjera në varësi të saj.

Këshilltaret bashkiakë nuk miratojnë buxhetin, për shkak të konfliktit politik me kryetarin e zgjedhur nga LSI.

Si pasojë disa institucione në bashkinë e Skraparit do të mbyllen, si kopshte, çerdhe dhe një qendër për fëmijë me aftësi ndryshe.

Banorët janë të shqetësuar nga paralizimi i punës në Çorovodë.

Buxheti duhet të miratohej në 14 dhjetor gjatë një mbledhje në këshillin bashkiak Skrapar, por ende sot e kësaj dite administrata nuk ka paga, duke shkaktuar si pasoje edhe pezullimin e punës. Tashmë çështja i ka kaluar tani gjykatës administrative.