Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skënder Brataj publikon studimin: Delta prek njësoj të gjithë. Nuk jemi të mbrojtur

16:41 19/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shuar shpresat për të gjithë personat e vaksinuar të cilët mendojnë se janë më të mbrojtur nga Covid-19.

Në një postim në rrejtin e tij social në Facebook, Brataj ka publikuar të dhënat e një studimi të British Medical Journal dhe shkruan se të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar me variantin Delta të koronavirusit kanë të njëjtën ngarkesë virale.

Sipas një studimi të publikuar nga Kreu i Urgjencës Kombëtare, vaksinimi mbetet një mbrojtës shumë i lartë, por nuk është mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e variantit ‘Delta’ dhe për rrjedhojë jemi të gjithë të rrezikuar.

Gjithashtu sqaron se të vaksinuarit gjatë stinës së verës luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e varianit ‘Delta’ dhe duhet  që të mbrohen ende duke mbajtur maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Por pa harruar dhe faktin që vaksina siguron një mbrojtje të fortë ndaj sëmundjes.

 

Postimi i plotë: 

Covid-19 dhe varianti Delta.

Të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar kanë të njëjtën ngarkesë virale.

Studimi i BMJ (British Medical Journal)
4 ago 2021

Përhapja e variantit Delta kërcënon strategjitë e vaksinimit që synojnë imunitetin e tufës kundër Sars-cov-2. Në fakt, e njëjta ngarkesë virale u zbulua midis personave të vaksinuar dhe të pavaksinuar, që infektohen me variantin Delta. Kjo theksohet nga një artikull i botuar në British Medical Journal (BMJ), në lidhje me të dhënat që dolën nga një shtim i numrit të infeksioneve në Massachusetts. Në thelb, vaksinimi mbetet mbrojtës shumë i lartë, por nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e variantit delta.
Testet e kryera nga data 3 deri në 17 korrik midis banorëve të Massachusetts në Provincetoën, një vend i njohur pushimesh në Shtetet e Bashkuara, zbuluan se 75 % e njerëzve të infektuar ishin të vaksinuar. Midis të vaksinuarve dhe të pa vaksinuarve ngarkesa virale ishte e njëjtë. Ky zbulim sugjeron që të dy grupet kanë të njëjtën ngarkesë virale dhe përhapja e infeksionit është pothuajse e njëjtë nga të dy grupet ka paralajmëruar Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Rezultatet vërtetojnë se të vaksinuarit gjatë verës po luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit të variantit delta, prandaj CDC rekomandon që personat e vaksinuar të mbajnë maska në ambjente të mbyllura. Por CDC konfirmon se vaksina vazhdon të ofrojë mbrojtje të fortë kundër formave të rënda të sëmundjes. Nga 346 personat e vaksinuar që rezultuan pozitivë në epideminë e Provincetoën, 79% e tyre ishin simptomatikë dhe testi i gjenomës tregoi se 90% kishin variantin delta. Vlen për tu theksuar se vetëm katër të infektuar u shtruan në spital dhe nuk pati asnjë humbje jete.
Disa ditë më parë, profesor Anthony Fauci, konsulent i Presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se varianti Delta mund të shkaktojë të njëjtin nivel infektimi si te personat e vaksinuar dhe te ata të pavaksinuar.
Disa të dhëna nga rezultatet e testit të ngarkesës virale ishin marrë paraprakisht nga Ëashington Post, e cila u konsultua me epidemiologët e njohur në këtë fushë. Jeffrey Shaman, epidemiolog në Universitetin e Columbias, komenton se vaksinimi tani ka të bëjë me mbrojtjen personale, mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes. Imuniteti i tufës nuk është i rëndësishëm pasi po shohim dëshmi të shumta të infeksioneve edhe në të vaksinuar.
Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Ëalensky deklaroi se, ky zbulim është shqetësues dhe ka qenë një faktor që ka çuar në udhëzimet e reja, që rekomandojnë përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura edhe për personat e vaksinuar.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: reagim ne fbskender brataj

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Policia Rrugore bën bilancin e 24 orëve të fundit, arrestohen në flagrancë 9 drejtues mjetesh

Policia Rrugore bën bilancin e 24 orëve të fundit, arrestohen në flagrancë 9 drejtues mjetesh

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip