Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në morgun e Tiranës: Kufoma të kalbura, krimba dhe heshtje institucionale nën drejtimin e Bledar Xhemalit

18:23 17/06/2025
Reading Time: 3 min lexim
Skandal në morgun e Tiranës: Kufoma të kalbura, krimba dhe heshtje institucionale nën drejtimin e Bledar Xhemalit

Redaksia e JOQ Albania ka siguruar disa foto tronditëse, të realizuara në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku duken kufoma të braktisura në gjendje të rëndë dekompozimi, të mbuluara nga krimba dhe të lëna jashtë çdo standardi higjienik.

Fotot janë publikuar pas paralajmërimeve të shumta që kanë hasur në heshtje nga institucionet përgjegjëse.

Kjo situatë ngre alarmin për një skandal të rëndë institucional dhe etik, që lidhet me mënyrën se si trajtohen trupat e qytetarëve të ndjerë në një nga institucionet kyçe të shtetit shqiptar, morgun e Tiranës, të drejtuar nga Bledar Xhemali.

Sipas burimeve, trupi i një kufome, ende i paidentifikuar është lënë për ditë të tëra jashtë kushteve të ruajtjes frigoriferike, në një ambient ku mungojnë edhe elementët më bazikë të dezinfektimit dhe kontrollit sanitar.

Pamjet e siguruara tregojnë myk, qelbëzim dhe shenja të avancuara kalbëzimi. Kjo përbën jo vetëm një neglizhencë të rëndë administrative, por edhe një shkelje të hapur të detyrimeve ligjore dhe profesionale për ruajtjen e dinjitetit të të ndjerëve.

Morgjet, sipas praktikës mjeko-ligjore ndërkombëtare dhe standardeve të parashikuara edhe në legjislacionin shqiptar, janë të detyruara të ruajnë trupat në temperatura të kontrolluara (rreth 2°C – 4°C) për të parandaluar dekompozimin.

Çdo devijim nga këto standarde konsiderohet shkelje e rëndë dhe, në shumë shtete, përbën bazë për ndjekje penale dhe shkarkim të menjëhershëm të përgjegjësve.

Por ky nuk është rasti i vetëm që vë në pikëpyetje funksionimin e institucionit. Bledar Xhemali, drejtori aktual i Institutit të Mjekësisë Ligjore, është një figurë e kontestuar, i njohur më parë për përfshirje në falsifikime aktesh ekspertimi, ndër to edhe një rast në favor të një anëtari të “Bandës së Durrësit”.

Ai është rikthyer në detyrë përmes vendimeve të debatueshme gjykatash, ndërsa gjatë drejtimit të tij janë raportuar skandale të tjera, përfshirë praktika të dyshimta si dhënia e çelësave të morgut punonjësve privatë të agjencive funerale në orët e natës apo trajtimi çnjerëzor i viktimave të pandemisë COVID-19.

Heshtja e autoriteteve ndaj këtij degradimi institucional është shqetësuese. Edhe Policia e Shtetit është vënë në dijeni të situatës, nuk ka patur asnjë reagim publik apo veprim konkret për të ndaluar përmasat e kësaj çnjerëzorie.

Ky nivel dekompozimi, është pasojë e një shteti që dështoi të mbrojë dinjitetin e të gjallëve dhe po e vazhdon këtë neglizhencë edhe ndaj të vdekurve. Duhet një hetim i plotë dhe i paanshëm për këtë rast, me pezullime të menjëhershme dhe ndëshkime ligjore për përgjegjësit.

Në sfondin e kësaj ngjarjeje që shokoi opinionin publik, qëndron edhe rasti i Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë në oborrin e shkollës “Fan Noli”. Rasti mbetet i pasqaruar nga institucionet, ndërkohë që mjekësia ligjore, që duhet të luante një rol kyç në hetim, nuk ka dhënë asnjë akt të plotë ekspertimi për plagët e shokut të viktimës, Luis Meçaj, i cili ka mbetur me katër plagë thike.

Kodi i Procedurës Penale e detyron prokurorinë të caktojë ekspertë në raste vdekjeje të dyshimtë apo plagosjeje të rëndë, ndërsa ekspertët ligjorë janë të detyruar të veprojnë me paanshmëri. Në këtë rast, sikur të kishim institucione funksionale, asnjë ekspert nuk do të kishte guximin të shmangte një ekspertizë që i diktohet nga ligji.

Ndaj edhe kjo ngjarje në morg nuk është një episod i izoluar, por simptomë e një rrjeti më të gjerë abuzimesh, që lulëzon mes mosndëshkimit, pazareve gjyqësore dhe indiferencës totale të shtetit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bledar XhemalitKufoma të kalburaMorgu i tiranes

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Vrasja e Gentiana Hudhrës, flet vëllai i 45-vjeçares: Ka tentuar edhe herë të tjera, askush nuk ndërhyri!

Vrasja e Gentiana Hudhrës, flet vëllai i 45-vjeçares: Ka tentuar edhe herë të tjera, askush nuk ndërhyri!

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip