Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në Himarë: Shpella e Odiseut betonizohet dhe shndërrohet në lavazh

12:14 25/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
Skandal në Himarë: Shpella e Odiseut betonizohet dhe shndërrohet në lavazh

Një nga monumentet më të çmuara arkeologjike dhe historike të bregdetit shqiptar, Shpella e Spilës në Himarë, e njohur si “Shpella e Odiseut”, po shkatërrohet nga ndërtime të paligjshme dhe përdorime private. E shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, shpella po përballet me betonizim dhe mbetje inerte, duke humbur gradualisht vlerat e saj unike.

Historiani Auron Tare ka reaguar publikisht duke e cilësuar këtë një akt të turpshëm dhe të dëmshëm për trashëgiminë kombëtare dhe turizmin kulturor. Ai ka publikuar pamjet e filmuar nga qytetarë të Himarës, ku shihet se rrugët natyrore të hyrjes janë bllokuar me materiale ndërtimi, ndërsa brenda janë vendosur tubacione për ujëra të zeza dhe mbetje inerte.

Sipas denoncimeve, disa familje vendase pretendojnë pronësinë e zonës dhe kanë nisur ndërtimet pa leje, duke shndërruar hyrjet e shpellës në lavazh dhe parking. Pjesa e brendshme e zgafellave të saj po përgatitet për shfrytëzim komercial, duke rrezikuar zhdukjen e gjurmëve antike që ajo ruan prej mijëra vitesh.

Qytetarët e Himarës kanë tentuar të ndalojnë kamionët që shkarkonin rërë dhe inerte, por thonë se reagimet e tyre pranë Bashkisë dhe institucioneve shtetërore kanë mbetur pa përgjigje. Madje, tabela që shënon statusin e shpellës si monument kulture është mbuluar nga shkurret, duke e lënë zonën pa mbrojtje institucionale.

Shpella e Odiseut përmendet në studime mbi epokën homerike dhe ruan artefakte të rralla që dëshmojnë për jetën e hershme në këtë rajon të Ballkanit. Vitet më parë ajo u bë simbol kulturor edhe falë vizitës së aktorit Bekim Fehmiu, i cili interpretoi Odiseun në kinematografi dhe lidhi shpellën me trashëgiminë mitologjike dhe artistike të Shqipërisë.

Ky akt shkatërrues rrezikon të fshijë përgjithmonë një pjesë të historisë dhe kulturës kombëtare, duke e kthyer një pasuri të çmuar arkeologjike në një hapësirë private betoni.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip