Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“S’ka dritë në fund të tunelit”/ Qeveria nuk ia ka idenë se kur përfundon Rruga e Arbrit

18:40 02/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Rruga e Arbrit është përdorur vazhdimisht si pjesë e propagandës së qeverisë për të fituar zgjedhjet por jo vetëm. Reagimi i sotëm nga zyrtarë të larta na i shuan shpresat se zvarritja e punimeve do të marrë fund.

Teksa po zhvillohej një një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, u kuptua se  zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit.

Zv.ministrja Enkelejda Muçaj dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi iu shmangën gjithashtu pyetjes se çfarë do të ndodhë më tej me kontratën koncesionare.

“Është duke mbaruar asfaltimi për të gjitha segmentet rrugore, me përjashtim të tunelit të Murrizit,” tha kreu i ARRSH, Evis Berberi ndërsa shtoi: “në momentin që do të shohim dritë në fund të tij, do t’u japim një datë të saktë se kur përfundon”.

Ndërkohë që sipas Berberit, mospërfundimi i punimeve lidhet me problemet gjeologjike.  Deputetja Çupi këmbënguli që të merrte përgjigje nga zëvendësministrja duke e pyetur atë nëse; “ishte zgjatur sërish kontrata koncensionare për rrugën, kur përfundonte kjo rrugë dhe kush do t’i kryente punimet pas përfundimit të kontratës”.

Por Muçaj në vend të një përgjigjeje konkrete, e ftoi deputeten në zyrë për t’ia dhënë këto informacione.

“Për sa i përket Rrugës së Arbrit dhe kontratës do doja të vendosja me ju një takim zyrtar për t’ju informuar zyrtarisht me informacion të detajuar se ku ndodhet problematika,” tha ajo në komision, ftesë që u konsiderua e çuditshme nga Çupi.

“Të bëra pyetje publike dhe informacionin e dua publik, jo në zyrë,” i tha ajo, por nuk mori përgjigje të re nga zyrtarja e ministrisë.

Kontrata e rrugës së Arbrit ishte parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, por qeveria mori vendim për t’a shtyrë këtë kontratë me 17 muaj të tjerë, afat që përfundoi me 20 shtator të këtij viti.  Ndërtimi i kësaj rruge u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro], kosto për të cilën zyrtarët e ministrisë këmbëngulën se nuk ndryshon pavarësisht shtyrjes së afatit kohor të dorëzimit të saj.

Projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020, por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut, shkruan Reporter.al.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Erdogan i prerë: Turqia nuk pret më asgjë nga BE-ja

Erdogan i prerë: Turqia nuk pret më asgjë nga BE-ja

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip