Skip to content
Kosovë

Situata me koronavirusin në Kosovë, ja sa pacientë janë në gjendje të rëndë

· 2 min lexim

Situata me COVID-19 nuk paraqitet aspak e mirë në Kosovë, për shkak edhe të përhapjes së variantit të ri të virusit “Delta”.

Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga  Spitali i Përgjithshëm i Pejës, po vazhdon kurimi i personave të prekur me COVID-19.

Aktualisht në këtë spital janë të shtruara 220 pacientë,  nga të cilët 189 janë në 189 janë në oksigjenoterapi. Sipas njoftimit nga ky spital 9 pacientë të tjerë janë në CPAP, po ashtu bëhet me dije se 50 pacientë janë në gjendje të rëndë. Po ashtu bëhet me dije se janë pranuar 12 pacientë, ndërsa lajm i mirë është se betejën me virusi e ka fituar 1 person.

Postimi i Spitalit

Aktualisht gjendja e pacientëve me Covid-19 është:

✓220 pacientë janë të shtrirë;

✓189 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

✓ 9 pacientë janë në CPAP;

✓ 50 pacient ë ne gjendje të rëndë;

✓12 pacientë të pranuar

✓1 pacientë i shëruar.

Mbroje vetën vaksionohu.

Kujtojmë se situata me pandeminë në Kosovë nuk është aspak e mirë. Përhapja e varianti t”Delta” ka ndikuar në rritjen e rasteve ditore. Vetëm ditën e djeshme nga raportimi që bëri  Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë  në lidhje me rastet e reja rezultoi se ishin pozitiv me COVID-19, 890 qytetarë. Betejën Me virusin e rrezikshëm ditën e djeshme nuk kanë arritur ta fitojnë 24 persona. Po ashtu bëhet me dije se numri i rasteve aktive me koronavirus është 26.688.