Skip to content
Të Gjitha

Situata me Covid-19, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se ë 24 orët e fundit janë kryer 424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë:

14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin dhe situata po shkon drejt një normalizimi.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,670 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 13 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 32

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 424

Testime totale 2,013,492

Raste pozitive 332,453

Raste të shëruara 328,670

Raste Aktive 189

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137

Vlorë 15

Fier 11

Gjirokastër 9

Lezhë. 5

Durrës. 4

Elbasan. 3

Shkodër 3

Berat. 2