Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra, 6 janë ende aktive

10:55 06/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten ende aktive.

Vatrat janë përhapur në disa bashki, përfshirë Elbasanin, Finiqin, Delvinën, Selenicën, Vlorën, Tiranën, Vorën, Krujën, Hasin, Matin, Malësinë e Madhe, Kurbinin, Korçën, Poliçanin dhe Gjirokastrën.

Situata më problematike vijon të jetë në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku puna për izolimin e flakëve vazhdon edhe sot.

Gjatë ditës së djeshme, ndërhyrja u fokusua në hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa në terren ndodhej edhe një grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit.

Ndërkohë, në zonën mes fshatrave Grazhdan dhe Malçan, intensiteti i flakëve ka rënë ndjeshëm. Vatra po monitorohet nga dy automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë së bashku me punonjës të Shërbimit Pyjor.

Në zonën “Sotiran”, midis fshatrave Tragjas dhe Dukat, është raportuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren ndodhen efektivë të Shërbimit Vendor të MZSH të Vlorës me një automjet zjarrfikës dhe 3 zjarrfikës që po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Në fshatin Bulticë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët, por terreni i thyer ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete. Puna në këtë zonë do të vijojë gjatë ditës së sotme me mbështetjen e 40 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i vështirë po ndihmojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për ta vënë nën kontroll.

Një tjetër vatër është rikthyer në fshatin Zgërbonjë, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Aty po ndërhyhet me dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë që janë në terren prej mëngjesit.

Në total, rreth 7 hektarë sipërfaqe janë djegur, kryesisht me shkurre dhe bimësi të ulët. Në tre raste të veçanta, në fshatin Marqinet (Vorë), në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë dhe në fshatin Bulgarec (Korçë),  flakët kanë përfshirë edhe objekte banimi, duke shkaktuar dëme materiale.

Etiketa: Ministria e Mbrojtjeszjarri

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, reagon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.