Skip to content
Sociale

Situata e Covid-19: Nga nesër, Italia mbyll kufinjtë me Shqipërinë/ Kush lejohet të udhëtojë?

· 2 min lexim

Duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë s’do të lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, Italisë.

Kjo sipas vendimit të marrë së fundmi nga Italia, për mbylljen e kufinjve deri më datën 15 dhjetor 2021, si shkak i gjendjes së rënduar të pandemisë.

Megjithëse numri i infeksioneve është ulur, shteti fqinj ka vendosur kufizime për personat që dëshirojnë të futen në këtë vend.

Sipas urdhërit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, turistët nga shumica e vendeve europiane nuk do të mund të hyjnë në Itali, të paktën deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Shqipëria është gjithashtu në listën e vendve me të cilat Italia ka mbyllur edhe një herë kufinjtë. Vendi ynë nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e nesërme.

Mësohet se udhëtimi nga vendi ynë drejt Italisë dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri, do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Përjashtim është bërë vetëm për qytetarët e Izraelit, të cilët mund të udhëtojnë drejt Italisë nëse paraqesin Green Pass-in ose tamponin negativ për Covid-19.