Skip to content
Kryesore

Sindikatat në grevë urie, nga nesër “paralizohet” kufiri me Greqinë

· 1 min lexim

Nga nesër (e martë), një pjesë e pikave të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura, për shkak të një greve urie që është paralajmëruar prej disa ditësh nga sindikatat në Greqi.

Deri në orën 5 e 30 të datës 4 prill, tre pikat e kalimit kufitar, në Kakavijë, Tre Urat, Përmet dhe Qafë Botë, do të jenë të mbyllura.

Gjatë kësaj kohe, deri në një njoftim të dytë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të jetë e hapur. Ndërkohë që në të gjitha pikat e kalimit kufitar që do të jenë pjesë e grevës, do të ketë 1 në 4 orë, mundësi për lëvizjen e mjeteve të vogla. Kalimi do të lejohet gjithashtu për automjetet që kanë emergjenca mjekësore, por jo për kamionët, autobusët apo taksitë.

Si do të funksionojë lejimi i lëvizjes 5 orë në ditë, fashat orare

02/04/2024 me orën greke

-06:00-07:00

-10:00-11:00

-14:00-15:00

-18:00-19:00

-22:00-23:00

 03/04/2024

-02:00-03:00

-06:00-07:00

– 10:00-11:00

– 14:00-15:00

-18:00-19:00