Skip to content
Kosovë

Shuhet në moshën 73-vjeç ish-kryeparlamentari i Kosovës Kolë Berisha

· 2 min lexim

Një lajm i trishtë është shpërndarë sot për parlamentin e Kosovës, ku një prej pjestarëve të tij ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë sot ku sipas informacioneve të marra mësohet se shkak i humbjes së jetës erdhi si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 73-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e dha i biri i tij, Visar Berisha.

“Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun”, janë këto fjalët e para të Visar Berishës, në njoftimin për vdekjen e babait.

Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Ishte anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Kolë Berisha kishte snud shsd d djh dhe os dhe od he dnuk dotgë kiishim nëbrë një ide më të midi djhkruar edhe prozë e poezi.