Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet seanca për Fredi Belerin, zbardhen kërkesat e mbrojtjes

· 1 min lexim

 

Ditën e sotme ishte caktuar tq zhvillohej seanca e gjyqit për Fredi Belerin.

Por nuk është reazlizuar duke u shtyrë për datën 17 tetor, ku pritet që të ketë një vendim në lidhje me kërkesat e mbrojtjes së Belerit. Ky i fundit i ka cilësuar politike akuzat ndaj tij.  Avokatët e Belerit kërkojnë pavlefshmëri të të gjitha akteve të Prokurorisë. Po ashtu kërkuan edhe përjashtimin nga çështja të gjyqtares Etleva Deda.

Për të ndjekur nga afër seancën, ka qenë e pranishme ambasadorja greke në vendin tonë dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, të cilët nuk pranuan që të flisnin për mediat.

Prokuroria e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.