Skip to content
Kronikë

Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, ja kur do të jepet vendimi

· 1 min lexim

Shtyhet vendimi për Arbër Paplekajn te Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm.

Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 në Elbasan.

Prokuroria në pretencën e dhënë në qershor të vitit të kaluar, ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Paplekajn, ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Vrasja e bujshme ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.