Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shtëpia e Maks Velos u shpall monument kulture, gjykata ia kthen nipit trashëgimtar  

17:47 20/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Shtëpia e piktorit Maks Velo pas vdekjes u shpall monument kulture dhe u mor në mbrojtje nga shteti. ndërsa Gjykata e tiranës ka vlerësuar se Ministria e Kulturës nuk ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor. Sipas gjykatës, që e ka shfuqizuar vendimin, ministria nuk i kanë dhënë mundësi paditësit për t’u dëgjuar dhe mbrojtur në këtë proces, që në thelb kufizon të drejtën e pronësisë.

Për këtë arsye gjykata ka shfuqizuar Urdhrin nr. 163, date 08.05.2020 “Per deklarimin e pasurise kulturore te objektit “Banesa ku ka jetuar Maks Velo, rruga “Hoxha Tahsim”, nr. 57/2” Tirane”, i Ministrit të Kulturës dhe vendimin nr. 130 datë 08.05.2020 dhe i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, sepse janë në kundërshtim me ligjin nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Objekti u shpall monument kulture i kategorisë së dytë në maj 2020, nga Ministria e Kulturës. Ky vendim është shfuqizuar nga Gjykata e Tiranës pas një padie që ka ngritur nipi i Maks Velos, që është edhe trashëgimtar i tij.

Nipi i është drejtuar gjykatës duke pretenduar se i është cenuar e drejta e pronësisë së tij.

Konkretisht, sipas vendimit, nuk është respektuar parimi i ligjshmërisë,  parimi i transparencës, parimi i informimit, parimi i ushtrimit të ligjshëm të diskrecionit, parimi i proporcionalitetit, i drejtësisë dhe paanësisë, parimi i objektivitetit, përgjegjësisë dhe deburokratizimit dhe i eficencës.

“Nuk e kuptojmë se si ky proces mund të ndodhë paraprakisht, kur në fakt duhet të ishte një proces invers. Kuptojmë që kjo nismë erdhi si pasojë e një emocioni të momentit dhe ndoshta për të treguar se sa shumë e donim dhe vlerësonim të ndjerin xhaxha, por duket qartazi që është një nismë, jo vetëm e pamenduar mirë, por në kufijtë e talljes dhe të papërgjegjshmërisë”, është shprehur në padinë e ngritur trashëgimtari i Velos. Sipas ligjit për trashëgiminë, një ndërtesë duhet të shpallet monument kulture për vlerat e spikatura arkitektonike edhe për pamjen e jashtme.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjykata e tiranesmaks velomuze

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ i ndaloi kandidimin si deputet, reagon Albin Kurti: Nuk jam në dijeni për vendimin!

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip