Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria votoi pro përgatitjes ndaj pandemive, bashkë me 124 vende në marrëveshjen e OBSH-së

12:50 25/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar një marrëveshje ndërkombëtare mes vendeve anëtare për t’u përgatitur më mirë ndaj pandemive të ardhshme.

Shqipëria, si anëtare e OBSH-së, e ka mbështetur këtë marrëveshje, ndërsa 11 vende të tjera, përfshirë Italinë, nuk e kanë kundërshtuar, por kanë abstenuar.

Pas përvojës së rëndë me Covid-19, që shkaktoi miliona viktima gjatë viteve 2020-2022, OBSH ka theksuar nevojën për një përgatitje më të mirë për pandeminë e ardhshme, e quajtur “Pandemia X”.

Megjithatë, mungesa e Shteteve të Bashkuara në këtë proces ngriti dyshime mbi fuqinë efektive të marrëveshjes.

Pakti është parë si një fitore për vendet anëtare të OBSH-së në një periudhë kur SHBA-ja ka nisur të tërheqë fondet nga kjo organizatë shumëpalëshe.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së theksoi se kjo marrëveshje do të ndihmojë në mbrojtjen më të mirë të botës ndaj kërcënimeve pandemike në të ardhmen.

Marrëveshja garanton që ilaçet, vaksinat dhe testet të jenë të disponueshme në nivel global gjatë një pandemie dhe kërkon nga prodhuesit që të dhurojnë 20% të këtyre produkteve për vendet më të varfra përmes OBSH-së.

Megjithatë, SHBA-ja, që është një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të OBSH-së, nuk është e detyruar të zbatojë këtë marrëveshje, pasi u tërhoq nga procesi për një periudhë 12-mujore që filloi me administratën e Presidentit Trump.

Kjo do të thotë se vendet anëtare nuk do të përballen me ndonjë dënim nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen.

Miratimi i marrëveshjes u vlerësua me pakënaqësi nga disa vende, përfshirë Sllovakinë, e cila kërkoi votim pasi kryeministri i saj shfaqi dyshime për vaksinën kundër Covid-19.

Në total, 124 vende votuan pro, asnjë kundër, ndërsa 11 vende abstenuan, mes tyre Polonia, Izraeli, Italia, Rusia, Sllovakia dhe Irani.

Ekspertët e shëndetit e kanë mirëpritur këtë marrëveshje si një hap drejt barazisë në aksesin global të kujdesit shëndetësor, duke marrë parasysh mungesat e vaksinave dhe mjeteve diagnostikuese që përjetuan vendet më të varfra gjatë pandemisë së kaluar.

Megjithatë, marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi derisa të miratohet një aneks shtesë për ndarjen e informacionit mbi patogjenët, me negociata të planifikuara të fillojnë në korrik për të prezantuar aneksin në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë.

Etiketa: OBSHpandemiaShqiperia

Të tjera

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
Aktualitet

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës është shpallur zyrtarisht Rezervë Biosfere nga UNESCO, duke marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme ndërkombëtare për...

14:51 06/06/2026
SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Aktualitet

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...

18:33 05/06/2026
Para
Momenti kur Flobens Meçja hyn në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë

Momenti kur Flobens Meçja hyn në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

14:51 06/06/2026
SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

17:27 05/06/2026
Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

17:03 05/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.