Skip to content
Kryesore

Shpërthimi në pronën e deputetit të PS/ SPAK kërkon rivlerësimin e masave nga GJKKO

· 1 min lexim

Ditën e sotme në GJKKO është dorëzuar nga Prokuroria e Posaçme dosja hetimore për shpërthimin e kapanonit me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Deri më tani fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.

Prokuroria e Fierit në përfundim të hetimeve pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.