Skip to content
Kryesore

Shpërthimi me tritol në banesën e oficerit të krimeve, shkak parcelat me kanabis

· 1 min lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë natës në Shkodër, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në banesën e oficerit të policisë, Vilson Zhurri, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale ndërsa nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.

Në dëshminë e tij, Zhurri thotë se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike, dhe Zhurri ka qenë pjesë e operacioneve për asgjesimin e tyre.

“Dyshoj se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, nuk kam pasur konflikte me njeri”, është shprehur oficeri i krimeve.