Skip to content
Kronikë

Shpërthim në Kamëz! “Audi Q7” hidhet në ajër, ja dyshimet e para (Video)

· 2 min lexim

“Bulevardi Blu” në Kamëz është tronditur nga një shpërthim shumë i fuqishëm.  Bëhet me dije se në një automjet tip “Audi Q7” ka shpërthyer lëndë plasëse.

“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.  Paraprakisht bëhet me dije se ka vetëm dëme material dhe janë thyer xhamat e jashtëm të një dyqani pranë.  Gjithashtu është identifikuar emri i pronarit te makines qe iu vendos tritol. Fuoristrada mësohet se është në pronësi të Artan Lleshit.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kamëz, ku një një makine tip ‘Audi Q7’ të parkuar në Bulevardin ‘Nënë Tereza’, iu vendos një sasi lëndë plasëse eksplozive.

 

Artan Lleshi është nga Fani i Mirditës dhe jetonte më shumë jashtë shtetit, kryesisht në Angli.  Ndërkohë dyshohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë aktiviteti i tij në Angli dhe konfliktet me të cilat mund të jetë përfshirë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.