Skip to content
Kronikë

Shpërthen një bombol gazi në hotel në Velipojë, dëmtohen rëndë 4 anëtarët e familjes

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Velipojë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në një hotel dhe zjarri ka përfshirë pjesëtarët e familjes.

Bombolat që shpërthyen rreth orës 7 të mëngjesit ishin në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, që kanë shpërthyer njëra pas tjetrës.

Si pasojë, nga zjarri janë dëmtuar tre të rinj dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trupin e tyre. Të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç.

Kanë qenë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse që kanë shmangur që kjo ngjarje e rëndë të merrte përmasa edhe më tragjike, duke nxjerrë 5 bombol të cilat ishin gati për të plasur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihet shkalla e djegjies së tyre.

Të tjera detaje kanë dalë nga shpërthimi i bombolës në një banesë në Velipojë, që përfshiu në flakë banesën, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes.

Të dëmtuarit do të dërgohen menjëherë për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është me të vërtetë kritike.