Skip to content
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Mirditë, humb jetën vëllai i ish-kreut të Gardës së “21 Janarit”

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Reps Mirditë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën gjatë një shpërthimi të bombolës së gazit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, ku ka marr flakë e gjithë banesa dhe nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e flakëve të shumta të cilat u përhapën si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Sipas informacioneve të marra mësohet se viktima është identifikuar si Nikoll Prendi, vëllai i-ish kreut të Gardës së 21 Janarit Ndrea Prendi. Ai jetonte i vetëm në shtëpi, ka tentuar të shuajë flakët por është asfiksuar nga tymi dhe si pasojë është djegur brenda dhe ka ndërruar jetë.

Autoritetet e Policisë së bashku me shërbimet e tjera të emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes por fatkeqësisht 65-vjeçari nuk kishte mundur të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave që çuan në ngjarjen me pasoja fatale.

 Njoftimi i Plotë

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.