Skip to content
Kryesore

Shpërndante foto intime të vajzave, ky është administratori i Albkings që u arrestua

· 1 min lexim

Personi që shihni në foto është, Edin Nevzati një prej administratorëve të grupit ‘AlbKings’, që publikon në rrjetin social Telegram, foto/video intime e denigruese të vajzave e grave shqiptare.

Nevzati është arrestuar një ditë më parë nga policia në Prishtinë pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’.

Lexo këtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për mediat se përmes këtij grupi është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave/grave, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Vetë i arrestuari, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Freekiller” dyshohet se ka publikuar rreth 400 foto e video intime në grupin me mbi 100 mijë anëtarë.

Publikonte fotot intime të vajzave, kush është administratori i