Skip to content
Kryesore

Shoferi përplas gruan 57-vjeçare dhe largohet, policia në kërkim

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në qytetin e Dimalit, ku një grua u përplas për vdekje teksa po kalonte rrugën.

Viktima, e identifikuar si 57-vjeçarja Thëllëza Çaushi, humbi jetën menjëherë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit u largua pa ndihmuar, duke u bërë objekt i hetimeve nga policia.

Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, në përpjekje për të identifikuar dhe lokalizuar mjetin dhe shoferin përgjegjës.