Skip to content
Kronikë

Shoferi nga Levani përplaset me policët në Fier, efektivi e qëllon me armë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku dyshohet se një efektiv i policisë ka plagosur një shofer.

Sipas informacioneve paraprake, shoferi është një i ri nga Levani, i cili ka qenë i bllokuar në trafikun e makinave pranë qendrës së qytetit të Fierit, dhe ka tentuar të kalojë ndonëse qarkullimi ishte bllokuar.

Pas këtyre manovrave  ai është ndaluar menjëherë nga partulla e policisë, duke i sugjeruar që të mos kalojë.

Bëhet me dije se i riu ka nisur të konfliktohet me policët, dhe në rrethana të paqarta, efektivi me inicialet Sh.J ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe e ka qëlluar.

I plagosuri është transportuar në spital me plagë në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer shoqërimin e efektivit të policisë, dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Dyshohet se i riu që u konfliktua me patrullën e policisë, është djali i një polici tjetër.