Skip to content
Të Gjitha

Shkrumbohet nga flakët magazina e ushqimit të bagëtive në Elbasan, lëndohet pronari

· 1 min lexim

Një magazinë në fshatin Muriqan të Elbasanit është shkrumbuar ditën e sotme nga një zjarr i rënë në ambientet e saj.

Mësohet se  nga zjarri ka mbetur i lënduar në duar pronari i magazinës shtetasi G.S gjatë përpjekjeve për të shpëtuar bagëtitë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë 

Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Muriqan, Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë që kishte bazë ushqimore për bagëti, në pronësi të shtetasit G.S.,. Si pasojë e zjarrit është djegur plotësishtë magazina si dhe në përpjeke e sipër për të shpëtuar bagëtit është lënduar lehtë në duar pronari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.