Skip to content
Të Gjitha

Shkoi në gjendje të dehur në shtëpi, shqiptari bën nënën për spital

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Lamia të Greqisë. Një 44-vjeçar shqiptar ka plagosur me mjete të mprehta nënën në shtëpinë e tij.

Shqiptari ishte në gjendje të dehur, ku fillimisht kishte ushtruar dhunë fizike e më pas e ka goditur me mjete të mprehta.

Policinë e kanë lajmëruar fqinjët e 44-vjeçarit shqiptar, ku pasi kanë dëgjuar klithmat e nënës së tij kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Tashmë 44-vjeçari shqiptar ndodhet prapa hekurave. Nëna e tij është në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën pas plagëve të marra nga  biri.