Skip to content
Të Gjitha

Shkodra nuk ka qetësi! Përfshihen në sherr dy persona, një i plagosur

· 1 min lexim

Një plagosje me thikë ka ndodhur në mesditën e sotme në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Bëhet me dije se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Agron Begaj, 47-vjeç ka plagosur me thikë Besnik Idrizin 42-vjeç.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet jashë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes, ndërkohë që po kryhen veprimet nga grup hetimor për sqarimin e rrethanave.

Më herët gjatë kësaj jave në Shkodër ndodhi një atentat ku u përfshinë disa persona.

Si pasojë, mbeti e plagosur gabimisht një këmbësore 35-vjeçare, e cila po kalonte rastësisht në rrugë.

Gjykata dha sot verdiktin për 4 të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje.

Përplasja me armë në Shkodër, Gjykata merr vendimin