Skip to content
Kosovë

Shifra të larta infektimesh në Kosovë, thuajse 2 mijë raste dhe 22 viktima

· 2 min lexim

Shifrat e infektimeve në Kosovë kanë qenë të larta në 24 orët e fundit. Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Si pasojë e virusit kanë ndërruar jetë 22 persona, ndërkohë që ditën e djeshme u raportuan 26 vdekje.

Në 24 orët e fundit  janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 841.591 doza.

Numri i rasteve active është në total 27.404, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Instituti Shëndetit Publik të Kosovës bën apel për mbajtjen e maskës, respektimin e distancës dhe ruajtjen e higjenës.

Njoftimi i plotë:

01 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!