Skip to content
Të Gjitha

Shifra dramatike edhe në Gjermani, mbi 20 mijë raste dhe qindra viktima nga Covid në 24 orë!

· 1 min lexim

Situata nga Covid në Evropë sa vjen e bëhet më dramatike. Edhe një prej shteteve kyçe dhe motorri i BE-së, Gjermania, ka regjistruar shifra të frikshme edhe në 24 orët e fundit.

Bëhet me dije se vetëm në përditësimin e fundit, kanë rezultuar pozitivë 19.990 persona, si dhe 118 të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.

Ky është numri më i lartë në Gjermani në javët e fundit, ndërsa numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 597.583.

Ndërkohë 10.930 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vendi po përballet me valën e dytë të koronavirusit.

Qeveria gjermane vendosi disa kufizime për të parandaluar përhapjen e virusit, ndërsa një pjesë e qytetarëve dolën në shesh për të protestuar kundër këtyre rregullave të reja./GazetaReforma.com/